Afrika e Jugut publikon të dhënat e para nga provat klinike për variantin Omicron

schedule08:37 - 10 Dhjetor, 2021

schedule 08:37 - 10 Dhjetor, 2021

Autoritetet e Afrikës së Jugut kanë bërë publike të dhënat e para nga provat klinike për variantin Omicron. Sipas këtyre të dhënave, më pak se një e treta e pacientëve të shtruar në spitale gjatë valës së fundit të sëmundjes (të lidhur me mutacionin “Omicron”) vuanin nga sëmundje të rënda, kur në dy valët e mëparshme të pandemisë, 2/3 e të shtruarve në spitale vuanin nga sëmundje e rëndë.

Të dhënat u publikuan nga Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Transmetuese (NICD) të Chuan, zona metropolitane e kryeqytetit Pretoria, ku u regjistrua rasti i parë i dyshuar i mutacionit “Omicron”.

Nga pacientët e shtruar në spital, 31% kishin zhvilluar një sëmundje të rëndë – domethënë, pacientët kishin nevojë për oksigjen krahasuar me 66% të pacientëve që kishin zhvilluar simptoma të rënda në fillim të valës së dytë dhe 67% që ishin të sëmurë rëndë në javën e parë dhe të dytë, raporton abcnews.al

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhanë alarmin për herë të parë për mutacionin e ri në fund të muajit të kaluar kur vunë re një numër jashtëzakonisht të lartë mutacionesh, veçanërisht në proteinën Spike që virusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.

Është pikërisht kjo që e bën variantin më ngjitës dhe të rrezikshëm se variantet e tjera. Në përgjithësi, të dhënat e para për Omicron deri tani kanë treguar se ai është shumë më ngjitës se çdo variant i mëparshëm, por që simptomat mund të jenë më të lehta, me nivele më të ulëta të shtrimeve në spital, veçanërisht te pacientët e vaksinuar.

Afrika e Jugut regjistroi 20,000 raste të reja të mërkurën, një numër rekord që nga dita kur u regjistrua rasti i parë me Omicron, dhe 36 viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!