Afrika e Jugut nënshkruan marrëveshje me Pfizer për 20 milion doza

schedule11:41 - 6 Prill, 2021

schedule 11:41 - 6 Prill, 2021

Afrika e Jugut ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer për 20 milion doza të vaksinës, sipas deklaratës të një zyrtari të qeverisë, duke rritur në këtë mënyrë  planet për të filluar vaksinimet masive nga Prilli.

Kjo është marrëveshja e dytë që vendi nënshkruan pas marrëveshjes me Johnson&Johnson për 31 milion doza që qeveria miratoi të enjten. Grupi i parë nga Pfizer pritet të mbërrijë në Prill, tha për Reuters Anban Pillay, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm në Departamentin e Shëndetësisë.

Pas marrëveshjes me Pfizer, qeveria do të ketë mjaftueshëm vaksina për afërsisht 41 milion banorë nga popullsia e saj totale prej 60 milion.

Afrika e Jugut gjithashtu ka marrë 12 milion doza nga skema  e COVAX e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe ka të ngjarë të marrë doza për 10 milion njerëz  nga nisma AVATT e Bashkimit Afrikan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!