Afrika e Jugut merr 1 milion doza vaksine, lehtëson kufizimet

schedule08:52 - 2 Shkurt, 2021

schedule 08:52 - 2 Shkurt, 2021

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa ka lehtësuar disa kufizime të vendosura për shkak të koronavirusit. Një nga kufizimet e hequra është edhe ndalimi i shitjeve të alkoolit.

Plazhet do të rihapen dhe tubimet e kufizuara fetare do të lejohen, përcjell abcnews.al.

Njoftimi erdhi ndërsa Ramaphosa përshëndeti mbërritjen e dërgesës së parë të vaksinave, një milion doza AstraZeneca.

Afrika e Jugut ka pasur më së shumti infeksione dhe vdekje nga Covid në kontinent.

Më shumë se 1.4 milion njerëz kanë marrë virusin që nga fillimi i pandemisë dhe 44,164 kanë humbur jetën, sipas hulumtimit të Universitetit Johns Hopkins .

Shumë vende kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut në përpjekje për të ndaluar përhapjen e variantit shumë infektiv 501Y.V2, i cili besohet se ka origjinën atje dhe që dyshohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!