Afganistani i quan kritikat për të drejtat e grave si të pabaza dhe propagandë

schedule15:06 - 26 Shtator, 2024

schedule 15:06 - 26 Shtator, 2024

Qeveria afgane i quajti kritikat për shkeljet e të drejtave të grave nga talebanët “të pabaza” dhe një produkt “propagande” .

Zëvendës zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Hamdullah Fitrat, tha për AFP se “akuzat e bëra nga disa vende apo palë kundër Afganistanit për shkelje të të drejtave të njeriut dhe diskriminim gjinor janë të pabaza”.

OKB -ja akuzon talebanët për krijimin e një “aparteidi gjinor” pas kthimit në pushtet në vitin 2021, duke i dëbuar gradualisht gratë nga sfera publike, me zëdhënësin duke u përgjigjur se “askush nuk është viktimë e diskriminimit në Afganistan, i cili mbron të drejtat e njeriut” dhe për të denoncuar “propagandën e bazuar në fjalët e disa grave të internuara afgane, sipas së cilës situata nuk është e mirë”.

Australia, Kanadaja, Gjermania dhe Holanda njoftuan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se kishin nisur një proces që mund të çonte në një gjyq në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë kundër talebanëve për trajtimin e tyre “të neveritshëm” ndaj grave.

Të katër vendet synojnë të theksojnë faktin se Afganistani nuk respekton Konventën për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave, nënshkruese e së cilës është vendi.

Raportuesi Special i OKB-së Richard Bennett e përshëndeti sot masën në një postim në Platformën X, duke e quajtur atë një “hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për krimet e talebanëve kundër grave dhe vajzave”.

Bennett, të cilit i është mohuar hyrja në Afganistan nga talebanët, u bëri thirrje vendeve të tjera që t’i bashkohen kësaj përpjekjeje dhe “të dërgojnë një mesazh të qartë se persekutimi dhe shtypja me bazë gjinore është e papranueshme”.

Gratë afgane aktualisht nuk janë në gjendje të vazhdojnë shkollimin e tyre përtej shkollave fillore, shkojnë në parqe, palestra, sallone bukurie, madje vështirë se dalin nga shtëpia të pashoqëruara.

Një ligj i kohëve të fundit përfshin ndalimin e të folurit në publik, si dhe urdhra të tjerë sipas një zbatimi veçanërisht të rreptë të ligjit islamik.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!