Afganistani emëron ambasadorin e ri në Kinë

schedule14:41 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 14:41 - 1 Dhjetor, 2023

Qeveria e talebanëve ka emëruar një ish-zyrtar qeveritar, si ambasadorin e ri të Afganistanit në Kinë. Bilal Karimi mbërriti në Kinë në fund të nëntorit, sipas një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme afgane.

“Ai është ambasadori i zyrtar i Afganistanit në Republikën Popullore të Kinës”, tha zëdhënësi i ministrisë Abdul Kahar Balki për Reuters, duke shtuar se ai është zyrtari i parë afgan që mban një post të tillë pas vitit 2021.

Megjithatë, vihet re se asnjë vend, madje as Kina, nuk e ka njohur zyrtarisht deri më tani qeverinë talebane.

Megjithatë, shtatorin e kaluar, Kina u bë vendi i parë që emëroi zyrtarisht një ambasador të ri në Afganistan që kur talebanët erdhën në pushtet.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!