Afganistan, vriten 50 persona në Kabul

schedule08:13 - 21 Nëntor, 2018

schedule 08:13 - 21 Nëntor, 2018

Një atentator vetëvrasës është hedhur në herë të martën në Kabul, duke vrarë mbi 50 persona, kryesisht nxënës dhe mësues të një shkolle fetare. Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet afgane, sipas të cilave mbi 70 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane deklaroi se atentatori aktivizoi eksplozivin që mbante veshur pasi kishte hyrë në sallën ku ishin mbledhur nxënësit për të festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Për të njëjtin event, në kryeqytetin afgan ndodheshin disa qindra nxënës e mësues. Për momentin askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e atentatit, por në të kaluarën talebanët dhe ISIS kanë vënë shpesh herë në shënjestër nxënësit e Medreseve, për shkak se ndjekin një tjetër linjë të Islamit. Bëhet fjalë për një nga sulmet më të rënda të ndodhura në muajt e fundit në Kabul. Presidenti Ashraf Gani ka dënuar atentatin terrorist./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!