Afganistan, të paktën 7 të vdekur dhe 50 të plagosur nga shpërthimi i makinës bombë

schedule23:24 - 12 Mars, 2021

schedule 23:24 - 12 Mars, 2021

Një sulm me një makinë bombë ndodhi sot në Herat duke lënë të paktën 7 të vdekur, mes të cilëve edhe gra e fëmijë. Shpërthimi plagosi të paktën 53 civilë dhe policë.

Dhjetëra shtëpi dhe dyqane u shkatërruan, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet nën rrënoja. Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër autorësinë e sulmit, zyrtarët lokalë fajësojnë talebanët.

Bisedimet e paqes midis qeverisë afgane dhe talebanëve deri më tani kanë dështuar. Rusia ka në plan të mbajë një konferencë për Afganistanin në Moskë në 18 Mars me shpresën për t’i dhënë një shtysë të re procesit të paqes./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!