Të paktën 48 persona kanë mbetur të vrarë dhe 67 të tjerë të plagosur nga shpërthimi i një bombe në një shkollë të Kabulit, në Afganistan. Policia vendase ka deklaruar se ka qenë një atentator vetëvrasës që ka hyrë brenda shkollës në kohën e mësimit dhe është hedhur në erë përmes një brezi-bombë. Shumica e viktimave mendohet të jenë adoleshentë që merrnin leksione shtesë për t’u përgatitur për hyrjen në universitet. Ngjarja ka ndodhur në një lagje të banuar kryesisht nga myslimanë shiitë, komunitet që shpesh herë është gjendur nën sulmet e Shtetit Islamik për shkak të mënyrës së tij të praktikimit të fesë islame. Ndërkohë, milicitë talebane kanë mohuar përfshirjen në këtë episod dhune. /abcnews.al
Afganistan, atentat vetëvrasës në një shkollë të mesme
schedule23:04 - 15 Gusht, 2018
schedule 23:04 - 15 Gusht, 2018