Mbrëmjen e së hënë afganët e strehuar në Lezhë janë larguar nga Shqipëria. Shtetasit afganë janë larguar me 5 autobusë, ndërsa kishin disa kohë qe qëndronin në Lezhë.
Nuk dihet ende se cili do të jetë destinacioni i ri i shtetasve afganë, por mësohet se ata kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Mësohet gjithashtu se largimi i tyre është organizuar nga Ambasada e SHBA në Tiranë.