Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Afera me Monica Lewinsky ishte për të hequr stresin”, komediani për Bill Clinton: U tregua i pashpirt

schedule21:00 - 7 Mars, 2020

schedule 21:00 - 7 Mars, 2020

Komediani Bill Maher e ka quajtur ish-presidentin amerikan Bill Clinton “të pashpirt” pas deklaratave që ky i fundit bëri në lidhje me Monica Lewinsky-n.

Në një dokumentar të realizuar së fundmi, ish-presidenti është shprehur se u përfshi në një aferë me Monica-n sepse marrëdhënia me të e ndihmonte që të duronte presionin e detyrës.

Veç kësaj, Clinton u shpreh gjithashtu se lidhja e ndihmonte që të menaxhonte ankthin.



Në fillim të shfaqjes së tij në HBO, “Real Time”, Maher u shpreh:

“Mund të flasim për një sekondë për Monica Lewinsky-n? Thjesht më duhet të vë në pah verbërinë e një burri që thotë se pata një aferë me këtë person për të menaxhuar ankthin. Si mund të ndihet ajo pas kësaj? Është diçka e tmerrshme për t’u thënë. Për mendimin tim u tregua i pashpirt. Menaxhova ankthin? Vërtet? Nuk bëhet fjalë për një qenie njerëzore këtu?”

Bill Clinton, tani 73-vjeçar, i bëri komentet në dokumentarin e titulluar “Hillary. Dokumentari në fjalë e dha premierën në Festivalin e Filmit Sundance në Janar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!