Afera e incineratorëve, Balluku: Kontrata do vijojë, ndryshe e pësojmë në arbitrazh

schedule13:24 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 13:24 - 29 Dhjetor, 2021

“Të gjitha kontratat për incineratorët do të vijojnë”, kështu është përgjigjur ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e pyetur për skandalin e aferës korruptive për incineratorët, ku u arrestua ish ministri Lefter Koka dhe u shpallën në kërkim disa persona të tjerë.

Sipas Ballukut deri në një kohë ku nuk ka një vendim gjyqësor lidhur me kontratën apo për personat që po zbatojnë kontratën, procedurat do të vijojnë. Ministrja ka shtuar prishja e kontratës do të kishte kosto në arbitrazh, ndërsa ka theksuar se hetimet po vijojnë ende.

Pyetje: Për Incineratorët. Nga thesari po vijon  pagesa për këto kompani ? A duhet të rishikohen dhe a duhet të vijojë?

“Dua të qartësoj detyrat. Ne nuk gjykojmë dosje se ka entitetet gjyqësore. Nuk i gjykojmë dhe paragjykojmë. Ne zbatojmë kontratat. Ne nuk marrim përsipër asnjë që të gjykojmë dosjet dhe kjo kontratë nuk vazhdon se ka në përbërje persona në kërkim. Janë nën hetim dhe deri kur të merren vendime ligjore për persona apo kontrata ne do e zbatojmë kontratën. Nëse nuk do bëhej kjo, ne do i krijonim dëme Shqipërisë në arbitrazh. Pra ministritë që janë në zbatim të kontratave do i zbatojnë dhe do i respektojmë kontratat” tha Balluku.

./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!