Afera e inceneratorëve, deputeti Lefter Gështenja: Bankat e nivelit të dytë nuk na u përgjigjën

schedule13:29 - 13 Dhjetor, 2022

schedule 13:29 - 13 Dhjetor, 2022

Deputeti i PD Lefter Gështenja dhe njëherësh anëtar i komisionit hetimor për inceneratorët në Kuvend, u shpreh sot në ABC Live që megjithëse komisioni kreu një punë voluminoze, shumë institucione, përfshirë dhe bankat e nivelit të dytë nuk i janë përgjigjur kërkesave për informacion të detajuar të komisionit parlamentar.

I ftuar në studion e ABC Live në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, deputeti i PD Lefter Gështenja u shpreh që ‘ne si PD bëmë një punë voluminoze, pasi bëmë një vlerësim të gjithë situatës për të tre inceneratorët në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Sipas deputetit të PD në Elbasan Lefter Gështenja ‘ne si komision hetimor nuk e kemi pasur informacionin e detajuar, nuk na janë përgjigjur disa institucione shtetërore, të tilla si Ministria e Brendshme, janë përgjigjur duke dhënë përgjigje evazive, edhe bankat e nivelit të dytë nuk janë përgjigjgur’.

Për deputetin Gështenja, Komisioni Hetimor u detyrua që ta mbyllte si proces, megjtihëse duhej akoma më shumë informacion. Sipas tij organet ligjvënëse dhe SPAK besoj se do ta ketë më të plotë dhe të kopsitur këtë dosje, për shkak se 430 milionë euro që janë shpenzuar dhe çuar dëm, që duhet ta paguajnë taksa-paguesit shqiptarë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!