Kryedemokrati Lulzim Basha, ka deklaruar se SPAK duhet të bëj detyrën dhe veç aferës së inceneratorëve të shkojë përpara me skandalet e tjera.
Basha theksoi se SPAK ka mbështetjen e tyre në betejat që do të ketë në të ardhmen dhe të mos ndalet në luftën ndaj korrupsionit.
“Jo vetëm kaq, ne kemi bërë të qartë prej fillimit, në 2013 kam thënë që ne nuk bëhemi avokatët dhe strehën e zyrtarëve të PD-së. Në veçanti në opozitë. Një drejtësi e pavarur, është aleati më i mirë për demokracinë dhe opozitën. Një drejtësi e kapur, e shantazhuar është aleati i një qeverie të lidhur me krimin, që vjedh me aferat si ajo e inceneratërëve. Është një vjedhje shumë e hapur, jo vetëm për paratë e marrë nga shqiptarët. Në kohën kur plasën skandali, këta prapë kanë bërë një transaksion 600 mijë euro. Vetë inceneratorët janë sekuestruar si vend krimi. Me këtë logjikë, ne kemi mbështetur reformën në drejtësi, kemi diktuar ndryshimet kushtetuese në drejtësi. Armiku numër një i shqiptarëve është korrupsuioni, SPAK-u duhet të veprojë.
Po të lexosh komunikimin e SPAK-ut për arrestimin e Kokës, në paragrafin e parë i referohen denoncimit të PD-së. E përshëndes këtë. Do ta çojnë deri në fund, apo do e lënë si çështjen e Tahirit. Se Koka ka vetëm mbiemrin ai, por është bishti i kësaj afere. SPAK nuk është një krijesë, është një numër individësh dhe duhet të tregojnë kurajo dhe profesionalizëm. Nuk i kam denigruar asnjëherë. Të bëjnë punën për të cilën paguhen. I kam bërë presionin që publiku ka dashur t’i bëhet. Kanë bërë një hap të parë. Hetoni korrupsionin, sepse çdo herë do të gjeni individë të tjerë që mund të kenë ose jo lidhje me politikën. Kjo ka qenë ftesa ime. Sot është momenti që patën kurajon për hapin e parë, do ju mbështesim pa kushte. Bëni punën tuaj” – tha Basha.
Basha shprehet se pavarësisht përpjekjeve të Berishës kundër SHBA-së, realiteti është vetëm një, vendimi i amerikanëve për shpalljen non-grata.
“Konteksti i ri nuk ndryshon asgjë në atë që janë fakte dhe jo opinione. SHBA ka folur qartë për arsyet që Berisha është shpallur nongrata. Procesi ka nisur në administratën Trump. Është shprehur qartë se kjuo është një punë e disa agjencive amerikane. Sikur kam folur me Escobar, që qëndrimi i PD-së është pacënueshmëria e integritetit territorial të Kosovës. Këtu mendoj se mbaron dhe kjo histori. Nuk ka dy realitete, ka vetëm një që nuk kemi mundësi ta ndikojmë. E kemi pranuar siç janë shpallur dhe ndaj kundërshtarëve tanë politikek,. Ajo që kishim në dorë ishte vendimi që morëm. Kishim dy rrugë, ta çonim partinë në një parti non-grata, ose atë që vendosën 5004 delegeta në Kuvendin Kombëtar, ta çonim partinë drejt të ardhmes” – tha Basha. /BW/