Afati i Ramës mbaroi, Çuçi dhe Nano mbledhin drejtuesit e policisë së Tiranës

schedule11:09 - 13 Tetor, 2021

schedule 11:09 - 13 Tetor, 2021

Pak ditë pasi mori drejtimin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka filluar takimet me drejtuesit në Tiranë dhe rrethe. Mëngjesin e sotëm, Nano i shoqëruar nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka takuar për rreth dy orë drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe drejtues të sektorëve të ndryshme.

Gazetarja e “ABC”, Xhensila Kodra mëson se në takim është diskutuar për goditjen e grupeve kriminale, por edhe të rinjtë që kanë mbaruar Akademinë e Sigurisë dhe do angazhohen në rend.

Ky takim vjen gjithashtu një ditë para përfundimit të afatit 100 ditorë të lënë nga kryeministri Edi Rama për të gjithë drejtuesit e policisë për ti dhënë kësaj strukture një tjetër fytyrë në mandatin e tretë të qeverisjes së shumicës socialiste.

Rreth tre muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, Rama vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal.

Por ngjarjet e fundit kriminale, ekzekutimi i efektivit Saimir Hoxha në Lezhë dhe atentati me dy viktima në Elbasan i vendosën vulën fatit të Ardi Veliut, që dha dorëheqjen duke u larguar dhe në vendin e tij erdhi Nano.

/ Abcnews.al