“Nuk mund të nisesh nga Taiwan, atëherë bëj sikur po shkon jashtë vendit,” lexohet në një letër të publikuar në website e aeroportit ndërkombëtar të Taipei. Për të shuar sadopak nostalgjinë e udhëtimit tek njerëzit, të detyruar prej muajsh të reduktojnë në maksimum lëvizjet për shkak të pandemisë Covid 19, aeroporti Songshan do të ofrojë në muajin korrik, udhëtime të rreme jashtë vendit. Por në përputhje me të gjitha normat e sigurisë shëndetësore.
Pasagjerëve do iu ofrohet një shëtitje brenda terminalit, dhe madje mund të kryejnë dhe check-in, të kalojnë kontrollin për emigracionin, të ulen në një avion për gjysmë ore dhe të dëgjojnë një leksion për parandalimin e Covid 19.
Ata do të zbresin të konsumojnë kafe dhe tortë në një restorant të aeroportit, para se të kalojnë sërish kontrollet për të rihyrë më në fund në vend. Do të jenë 180 njerëzit me fat, që në tre ditët dedikuar iniciativës do të mund të bëjnë një udhëtim të rremë jashtë vendit. Një eksperiencë që do të zgjasë 3 orë e gjysmë./abcnews.al