Aeroporti i Berlinit arena, organizohet turneu i veçantë i tenisit

schedule14:19 - 22 Korrik, 2020

schedule 14:19 - 22 Korrik, 2020

Një turne i veçantë tenisi u mbajt në Aeroportin “Tempelhof” të Berlinit. Organizimi i tij u bë në rikujtim të Bllokadës së qytetit në vitet 1948-1949.

Njerëzit si njerëzit, duan të bëjnë gjëra të veçanta, të ndihen të rëndësishëm duke tërhequr vëmendjen, por edhe të bëjnë biznes, pra reklamim.  Nuk kishte reklamë më të mirë për Aeroportin Ndërkombëtar të Berlinit, Tempelhof, sesa një turne tenisi, diçka krejt e veçantë.

Një hangar për të pritur avionët u shndërrua në një fushë 30-metërshe tenisi, ku u luajtën ndeshje interesante.  Në finalen e femrave fitoi ukrainasja Elina Svitolina, 2-1 ndaj çekes Petra Kvitova.  Në hangar ishin lejuar deri në 200 spektatorë.

E gjitha kjo, ndërsa fare pranë tyre ndodhej një aeroplan amerikan i një marke të vjetër, të viteve 40-të apo 50-të të shekullit të 20-të. “Kur po luaja gjithnjë shikoja aeroplanin përpara nesh dhe rëndësinë e tij historike, – tha Svitolina, – mezi pres që të luaj turneun e dytë këtu këtë fundjavë”.

Svitolina kishte të drejtë për rëndësinë e “bombarduesve që ngriheshin lart” (rosinen bomber, sipas gjermanëve), të cilët siguruan furnizimin e qytetit me ushqime gjatë bllokadës sovjetike në 1948-1949.

Ata ishin avionë amerikanë transporti, Dagllas C-54, të mbiquajtur “Mjeshtrit e Qiellit”, ndërsa ndihmuan Berlinin Perëndimor që të mbijetonte pas një përplasjeje të ish-aleatëve, ndërsa u bënë 200 000 fluturime në vetëm një vit nga ekuipazhe amerikane, britanike, franceze, kanadeze, australiane, neozelandeze dhe afrikano-jugore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!