Aeroporti i Alepos mbyllet pas sulmeve izraelite, një i vdekur dhe 7 të plagosur

schedule09:10 - 2 Maj, 2023

schedule 09:10 - 2 Maj, 2023

Aeroporti i Alepos është sulmuar nga izraelitët duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur 7 të plagosur. Ky është sulmi i dyti më i madh në Siri, duke detyruar mbylljen e aerorportit ndërkombëtar të Alepos.

Mbrojtja ajrore siriane kapi raketa izraelite dhe rrëzoi disa, raportuan më herët media shtetërore siriane. Burimi tha se sulmi izraelit ndodhi në orën 23:35 duke synuar aeroportin dhe vendndodhjet në periferi të qytetit sirian, duke shkaktuar dëme materiale.

Aeroporti në Aleppo ishte shënjestruar nga sulmet ajrore izraelite dy herë në mars.

Në sulmin e parë mbetën të vrarë 3 persona, sulmi i dytë shkaktoi vetëm dëme matëriale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!