Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln” mbërrin në rajon në Lindjen e Mesme

schedule22:48 - 26 Janar, 2026

schedule 22:48 - 26 Janar, 2026

Aeroplanmbajtësja amerikan “Abraham Lincoln” dhe eskorta e saj kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, njoftoi sot ushtria amerikane, duke forcuar kështu praninë e saj në rajon në një periudhë tensionesh të forta me Iranin.

Donald Trump kishte siguruar javën e kaluar se një armatë amerikane po nisej drejt Gjirit dhe se Uashingtoni po monitoronte me kujdes Iranin, ku pushteti kishte shtypur me gjak protesta masive.

Presidenti amerikan disa herë ka kërcënuar se mund të godasë Iranin për t’iu përgjigjur këtij shtypjeje, por dukej se ishte tërhequr nga ky kërcënim, pasi kishte siguruar se Teherani kishte pezulluar ekzekutimet e planifikuara të protestuesve.



”Anija, që deri më tani ndodhej në Detin e Kinës Jugore, është aktualisht e vendosur në Lindjen e Mesme për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, deklaroi në X komanda ushtarake amerikane për Lindjen e Mesme (Centcom).

Që përpara njoftimit të Centcom-it, regjimi iranian kishte paralajmëruar sot për çdo ndërhyrje amerikane.

“Mbërritja e një anijeje të tillë lufte nuk do të ndikojë në vendosmërinë e Iranit (…) për të mbrojtur kombin”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmail Baghai duke iu referuar dukshëm anijes.

“Republika Islamike e Iranit ka besim në kapacitetet e saj”, shtoi ai.

Irani dhe Izraeli zhvilluan në qershor 2025 një luftë 12-ditore, e shkaktuar nga një sulm pa precedent i Izraelit kundër objekteve ushtarake dhe bërthamore në territorin iranian dhe zona të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!