Nga Elidon Berberi
Një vit më parë katër avionë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova u ulen në aerodromin e vjetër të qytetit dhe fluturuan mbi qiellin e qytetit të gurtë.
Por sot pas një viti duket se ky aerodrom e ka humbur plotësisht funksionin e tij.
Kërkesave të shumta të shoqërisë civile apo dhe vetë forumit të këtij aeroporti për rijetëzimin e tij nuk i është dhënë zgjidhje pavarësisht se ky projekt konsiderohet si një pikë e rëndësishme për zhvillimin e zonës.
Ekspertët e ekonomisë flasin për përfitimet që do ti sillte qytetit të gurtë rijetëzimi i aerodromit.
“Bëhet fjalë për një pasuri 1 shekullore, rivendosja në funksion e së cilës do të sillte jo vetëm zhvillimin ekonomik por edhe elementë të tjerë të zhvillimit ekonomik të Gjirokastrës”.
“Nuk ka shumë kosto mirëmbajtje, sepse do të ketë një fushë dhe një strukturë mirëmbajtje. Do krijojë vende pune, do sjell turistë të huaj mund të marketohet në nivel global. 3. Shqipëria divesifikion të turizmit në nivel kombëtar.”
Eksperti i ekonomisë Klodian Muço thotë se kjo hapësirë i plotëson të gjithë elementët teknikë për t’u kthyer në një aeroport rajonal ndërkombëtar, pasi ndodhet në trekëndëshin Butrin-Gjirokastër-Berat
“Janë shumë të rëndësishme për turizmin. Tani hajde ti shtojmë edhe diçka ekstra. Është një sektor komplomentar, për të plotësuar paketën turistike. nuk e kemi në Shqipëri diçka të tillë.”
Por për drejtorin e turizmit Blerim Kore buxheti I bashkisë nuk mund të mbulojë të gjithë koston për vënien në punë e aerodromit.
“Bashkia e Gjirokastrës ka marrë disa nisma, por ato qëndrojnë gjithmonë në kuadër të buxhetit lokal të saj, mendoj se një mbështetje nga qeveria qendrore për rivënien në funksion të këtij aeroporti do të ishte domethënëse.”
Studiuesi Teodor Blushi tregon për historinë 1 shekullore të këtij aerodromi.
“Është nga të rrallët që ka mbetur nga fillim shekulli i kaluar. Në vitet 30 – 40 aeroporti i Gjirokastrës ishte një nga aeroportet që kishte linja ditore të brendshme, 3 herë në javë, tiranë Gjirokastër, Vlorë dhe tre ditë. sipas dëshmive bëheshin edhe udhëtime drejt Italisë, drejt Brindisit, Barit dhe Napolit.
Disa kohe më parë forumi për aeroportin Gjirokastër dërgoi kërkesë pranë Kryeministrisë për mbështetje financiare mbi rikthimin ne funksion të këtij aerodromi te paktën turistiko-sportiv, por ende përgjigjja mungon, ndërsa bashkangjitur kane publikuar edhe disa prej fotove te projektit hartuar nga vete ky forum. /abcnews.al