Adrola Dushi ka dhënë një intervistë ku foli gjerë e gjatë për jetën e saj private. Prej shumë kohësh, modelja i ka dhënë fund martesës së saj me ish bashkëshortin, Adis Patushi.
Ajo është nënë e një djali, dhe ndarjen me babain e tij ia ka shpjeguar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme. “Përgjigja ime është kjo që kur unë e kam marrë atë vendim ti ke qenë shumë i vogël.
Vendimi nuk është marrë pa u menduar mirë. Tani jemi të dyja palët shumë të lumtur me jetët tona. Edhe Troi është shumë i lumtur. Ai e ka kuptuar këtë gjë”, ishte përgjigjja e Adrolës. /abcnews.al