Adriano: Kori i “Curva Nord” nuk harrohet, fitorja në derbin e 2005 një emocion i papërshkrueshëm

schedule09:45 - 19 Prill, 2022

schedule 09:45 - 19 Prill, 2022

“Il Perandore” Adriano ka dhënë një intervistë për programin e “Matchday” të derbit të Kupës së Italisë ditën e sotme. Braziliani, i cili u largua nga Interi në vitin 2009, pranon se kujtimet e eksperiencës së tij me zikaltërit janë të shumta dhe nuk mund të harrohen.

“Ajo që mbaj mend më shumë nga eksperienca ime tek Interi është kori i tifozerisë më të bukur, “Curva Nord”. Sa herë futesha në fushë apo kur kapja topin që bëja disa driblime, apo edhe kur shënoja, ata brohorisnin me të madhe në çdo moment për mua. Kisha një adrenalinë që nuk mund ta përshkruaj dot, ndihesha në konfuzion por në të njëjtën kohë shumë i nderuar. Tifozët e Interit më kanë bërë gjithmonë të ndihem i veçantë.”

Adriano ishte gjithashtu protagonist i një suksesi të jashtëzakonshëm në derbin e parë të sezonit 2005/2006, kur ai shënoi golin e fitores të rezultatit 3-2, dhe stadiumi shpërtheu nga gëzimi.

“Nuk mund ta përshkrauj atë emocion që ndjeva. Atë ditë pasi shënova, hoqa fanellën dhe e valëvitja si i çmendur. Atë moment unë isha Adriano, isha Inter, isha të gjithë ne.”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!