Adoleshentja vritet nga ish i dashuri në Uruguai, gjendet gjysmë e groposur në rërë

schedule11:16 - 18 Gusht, 2023

schedule 11:16 - 18 Gusht, 2023

Uruguai është tronditur nga vrasja e një 17 vjeçareje nga ish i dashuri i saj. Valentina Cancela Sarmoria u gjet pasditen e së mërkurës gjysmë e varrosur në rërë në një plazh në juglindje të vendit. E reja ishte zhdukur që nga pasditja e 15 gushtit, kur kontakti me të humbi dhe ajo u pa për herë të fundit në plazh.

Ish i dashuri u shoqërua në polici pasi nga këqyrja e kamerave të sigurisë, ai kishte qenë personi i fundit me të cilin adoleshentja kishte pasur kontakte. Pas marrjes në pyetje nga efektivët e policisë, ish-i dashuri ka rrëfyer se e kishte vrarë dhe i çoi në një dunë, ku edhe u gjet trupi gjysmë i varrosur i saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!