Një adoleshente është gjetur e vetëvarur, ndërsa leyrëne vetëvrasjes e publikoi në Instagram.
Ria Michelle Cooper, 18 vjeç, u gjet e varur në një dhomë hoteli pas një nate jashtë me miqtë në Manchester.
Ajo punonte si bariste përfundoi në spital dy javë para vdekjes së saj për shkak të mbidozës së paracetamolit. Adoleshentja nuk i tregoi prindërve të saj dhe pas dy ditëve i tha se donte të kthehej në punë.
Në ditët që pasuan, ajo shkroi disa ‘letra lamtumire’ në pjesën e shënimeve të telefonit të saj.
Në gjykatë është pohuar po ashtu se adoleshentja ka bërë kërkime në internet në lidhje me vetëvrasjen. Po ashtu ajo ka lënë një shënim për vetëvrasjen në Instagram.
Miqtë e saj thanë që ajo kishte dhuruar disa nga rrobat e saj duke thënë se do të vdiste, por ata nuk e morën seriozisht deklaratën e saj. /abcnews.al