Adoleshenti sulmon me thikë dy efektivë në Bosnje-Hercegovinë, vdes njëri, tjetri në gjendje të rëndë

schedule07:55 - 25 Tetor, 2024

schedule 07:55 - 25 Tetor, 2024

Një adoleshent sulmoi me thikë dy oficerë në një stacion policie në rajonin Bosanska Krupa të Bosnjë-Hercegovinës mbrëmjen e së enjtes, duke vrarë njërin prej tyre, raporton Associated Press.

Sipas njoftimeve zyrtare, autori i mitur ka hyrë në komisariat dhe ka sulmuar me thikë efektivët. Njëri ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

15-vjeçari u arrestua, sipas zëdhënësit të policisë, por motivi i sulmit mbetet ende i panjohur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!