Presidenti i SHBA Joe Biden ka shprehur zemërimin, pasi një adoleshent që vrau dy burra gjatë trazirave racore vitin e kaluar në Wisconsin u lirua.
Presidenti shprehu shqetësimin për vendimin në një deklaratë me shkrim pasi u tha më herët gazetarëve se mbështeti vendimin e jurisë. Kyle Rittenhouse, 18 vjeç, qau pasi u lirua nga të gjitha akuzat për të shtënat në Kenosha më 25 gusht 2020.
Rittenhouse gati u rrëzua pasi mësoi fatin e tij të premten nga një juri prej shtatë grash dhe pesë burrash pas tre ditë e gjysmë diskutimesh. Nëna e tij, Uendi, gjithashtu qau.
I riu u lirua nga dy akuza për vrasje me dashje, një akuzë për tentativë vrasje dhe dy akuza për rrezikim të pakujdesshëm të sigurisë. g.v/abcnews.al