Adoleshenti nigerian kapërcen litarin 265 herë në 1 minutë me njërën këmbë

schedule09:15 - 16 Shkurt, 2023

schedule 09:15 - 16 Shkurt, 2023

Një adoleshent nigerian vuri në provë aftësitë e tij të kërcimit me litar dhe theu një rekord botëror Guinness për më shumë kërcime në 1 minutë në njërën këmbë.

Gbenga Ezekiel, 16 vjeç, një nxënë në shkollën e mesme Ijapo në Akure, Ondo, provoi rekordin në Kompleksin Sportiv Shtetëror Ondo në Akure.

Ezekiel arriti 265 kërcime me një këmbë në periudhën kohore prej 60 sekondash, duke thyer rekordin prej 262 kërcimesh, i cili ishte vendosur nga Rasel Islam nga Bangladeshi.

Ezekiel tha se ai shpreson të thyejë rekorde të mëtejshme botërore me aftësitë e tij të kapërcimit me litar në të ardhmen./abcnews.al