Adoleshenti me ngjyrë tregon “rregullat” që e ëma i ka mësuar për t’u mbrojtur në rrugë

schedule14:23 - 3 Qershor, 2020

schedule 14:23 - 3 Qershor, 2020

Cameon Welch, një 18 vjeçar nga Houston, Texas, ka ndarë në llogarinë e tij në TikTok një video që ka bërë xhiron e rrjetit.

Duke marrë shkas nga vdekja e George Floyd, i cili vdiq nga asfiksia për shkak të dhunës së ushtruar  nga efektivi i policisë, 18-vjeçari me ngjyrë ka treguar rregullat e pashkruara që i ka mësuar e ëma për t’u mbrojtur në rrugë.

Welch tregon se e ëma e ka mësuar të mos ecë kurrë me kufjet në vesh me muzikë të lartë, të mos dalë kurrë në rrugë pa bluzë veshur, të mos i mbajë kurrë duart në xhep, të mos prekë asgjë që nuk do të blejë, të mos dalë nga marketi pa faturën e blerjes, të mos i kthejë kurrë fjalën një polici, nëse arrestohet të ngrejë duart dhe të kërkojë leje për të nxjerrë lejen e drejtimit etj.

Të gjitha këto për shkak të problemeve që mund të hapen për shkak të ngjyrës së lëkurës së tij.

Video prekëse e adoleshentit është shikuar më shumë se 8.2 milion herë dhe po bën xhiron e rrjetit, ndërsa të panumërta janë komentet që e mbështesin atë.

 


“Më vjen keq, Amerika ka dështuar”- shkruan dikush në komentet e videos së tij.

Të tjerë persona me ngjyrë konfirmojnë se të njëjtat rregulla ua ka mësuar edhe atyre e ëma, duke u shprehur të revoltuar për këtë mënyrë jetese.

“Nuk duhet të jetojmë në këtë mënyrë”- shprehen ata.

Floyd vdiq në duart e policisë së Minneapolis javën e kaluar ndërsa ish-oficeri Derek Chauvin i mori frymën me gjurin e tij në qafë ndërsa dy oficerë të tjerë e mbanin. Bashkë me ta, një oficer i katërt që qëndronte pranë duke u bërë dëshmitar i një trajtimi makabër me përfundim vdekjen, është shkarkuar nga departamenti, por vetëm Chauvin është akuzuar për vdekje./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!