Adoleshenti informon FBI-në: Babai im ishte mes atyre që “pushtuan” Capitolin

schedule11:14 - 25 Janar, 2021

schedule 11:14 - 25 Janar, 2021

Një 18-vjeçar në SHBA i ka treguar policisë federale se babai i tij ishte i përfshirë në trazirat që ndodhën tek Kapitoli. Jackson Reffitt, djali i Guy Reffitt, i cili akuzohet për pjesëmarrje në trazirat e 6 janarit, tha për Fox4 se ajo që bëri ishte një detyrim moral.

“Duhet të bëja atë që mendoja se do të mbronte familjen time, por edhe babanë tim”, u shpreh i riu ndërsa shtoi se nuk është penduar dhe se do ta bëntë sërish të njëjtin veprim.

48-vjeçari kishte kërcënuar djalin dhe vajzën e tij me vdekje nëse ata do ta “tradhtonin.” Reffitt pranoi po ashtu se i ati është pjesë e një organizate paraushtarake të ekstremit të djathtë .

Ai shtoi se ishte veçanërisht i shqetësuar për vizitën e policisë: “Policia mund të vinte në çdo kohë, dhe në çdo kohë dhe babai im mund të hapte zjarr”.

Prandaj ai e thirri vetë FBI-në.

“Do të thoja më vjen keq, megjithëse nuk mendoj se isha unë ai që e vura atë në një situatë të tillë. “Por ndihem pak fajtor”. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!