Adoleshentët në “grackën” e krimit, Genc Mucollari: Është rritur numri i vajzave që shpërndajnë drogë

schedule13:44 - 9 Nëntor, 2021

schedule 13:44 - 9 Nëntor, 2021

Të miturit e përfshirë në grupet e shpërndarjes së lëndëve narkotike është rritur ndjeshëm kohët e fundit në vendin tonë. Në ABC Live në një panel të ftuarish mes profesionistëve të fushave të ndryshme është komentuar rritja e numrit të adoleshentëve që tashmë janë bërë pjesë e kësaj rruge.

Gjendja ekonomike dhe fakti që ato janë në një moshë delikate është dhe një ndër shkaqet kryesore që ka bërë që të miturit të jenë pjesë e rrjetit të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

I ftuar në studio, Genc Mucollari ka theksuar faktin e rritjes së numrit të vajzave të përfshirë në këto grupe kriminale.

Ndër të tjera ai thekson se personat e përfshirë në rrjetet e drogës, e kanë më të lehtë që të rekrutojnë adoleshentët kryesisht në shkollat e mesme që të bëhen pjesë e grupeve të tyre, në fillim si përdorues e më pas shpërndarës.

“Vajzat janë një koperturë e mirë që të shpërndajnë drogë dhe të mos bien në sy.  Nxitja e parë për ti përfshirë shpërndarësit e drogës është që tu japin drogë në fillim. Mosha përdoruese është në rënie. Në rastet e klientëve tonë klientët kanë qenë të një moshe të rritur, ose kanë qenë vetë të përfshire ose janë nxitur. Ka qenë një në shkollat e mesme është dhe mënyra më e lehtë për të rekrutuar më shumë persona.

Prindërit duhet që të jenë shumë vigjilent dhe duhet që të kontrollojnë dhe çantat e fëmijëve të tyre.

Kemi qenë në një leksion në një grup me nxënës të klasës së tetë dhe të nëntë të cilët ishin aq rebele sa d pse ishim dy efektivë policie, psikologu, drejtoresha dhe nuk kishin aspak ndroje që të flisnin në lidhje me çështjen e drogës”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër shefja e sektorit për të Mitur dhe dhunës në Familje, Silvana Alimadhi thekson se personat që përfshijnë adoleshentët në këto rrjete e njohin mjaft mirë ligjin, ndaj është e rëndësishme që ne të bëjmë parandalimin e fenomeneve të tilla.

Sipas saj një tjetër shqetësim për të miturit në ditët e sotme është dhe përfshirja e tyre në vjedhje.

Nuk është bërë kodi i drejtësisë penale për ta agravuar për ta ndaluar një fëmijë për çdo veprimtari kriminale. Por kodi ynë është për të mbrojtur të drejtat e tyre. Ajo që unë theksoj është se ne duhet të parandalojmë dhe jo vetëm një institucion, parandalimi i kriminalitetit për këtë moshë duhet që ta fillojmë të gjithë që në mosha të hershme. Ne si shoqëri duhet të krijojmë aktivitete që të ndihmojë në mbajtjen larg të adoleshentëve nga rruga e krimit. Statistikat e fundit tregojnë se 301 të mitur deri në 14 vjeç janë të përfshirë në vjedhje”, është shprehur ajo.

Ndërsa psikologu pranë drejtorisë së policisë së Tiranës, Elidon Shehu, ka theksuar faktin se tashmë nuk ka një përcaktim kategorish se kuhh janë të përfshirë pasi janë nga të gjithë shtresat.

Nuk ka një kategori të caktuar të nivelit kulturor ose ekonomik të familjes. Ato me vështirësi ekonomike janë dhe ato që preken më shumë. Fëmijët nuk përdoren vetëm në shpërndarjen e drogës por në çdo lloj krimi. Fëmijët që janë në fillim të rrugëtimit është më e lehtë që të bashkëpunojnë me institucionet e rehabilitimit, por ato që kanë një kohë të lartë dhe kanë përfitime ekonomike nuk e ka të lehtë”, është shprehur Shehu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!