Adoleshentët arrestohen pas akuzave se kanë vrarë 14 kangurë

schedule11:46 - 12 Tetor, 2021

schedule 11:46 - 12 Tetor, 2021

2  adoleshentë janë akuzuar nga policia australiane për vrasjen e 14 kangurëve. Vendasit i gjetën kafshët e therura në Batemans Bay të shtunën. Policia e New South Wales nuk dha asnjë informacion mbi motivimin e vrasjes së kangurëve. Ata janë akuzuar për rrahje dhe vrasje të kafshëve, dhe priten të dalin në gjyq muajin e ardhshëm.

Sipas ligjit, çdo person i dënuar për mizorinë e kafshëve do të përballet me pesë vite burg dhe një gjobë prej 15,000 dollarësh. Mesatarisht, ka rreth 50,000 ankesa për mizori ndaj kafshëve çdo vit në Australi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!