Mënyra si ju e përballoni presionin dhe stresin mund të jetë çështje genetike! Studiuesit kanë identifikuar një receptor në sipërfaqen e trurit, i cili përcakton se si reagoni ndaj situatave stresuese. Shkencëtarët në spitalin e fëmijëve të Filadelfisë shikuan receptorin S1PR3, duke studiuar rezistencën e stresit tek minjtë dhe më vonë te njerëzit.
Ata zbuluan se minjtë me nivele më të larta të S1PR3 ishin më elastikë ndaj stresit dhe përdornin strategji përballimi për ta kaluar situatën. Ata me një nivel më të ulët kishin më shumë të ngjarë të përballonin pasivisht dhe të përjetonin ankth.
Shkencëtarët më parë kishin pak njohuri për receptorin S1PR3, kështu që këto gjetje fillestare mund të ndihmojnë mjekët të identifikojnë ata që janë më të rrezikuar nga çrregullime të lidhura me stresin.
Një studim tjetër zbuloi se gratë përballen më mirë sesa burrat në skenarët e stresit të lartë në vendin e punës. Studiuesit në universitetin e Kalifornisë zbuluan se ‘lufta’ është e predikuar tek testosteroni për burrat, ndërsa me gratë përgjigja ndaj stresit shkakton lëshimin e oksitocinës.
E njohur gjithashtu si hormoni ‘dashuri’, oksitocina është e lidhur me elementë të tipit të përkatësisë, apo moshës që do të thotë se gratë performojnë më mirë nën presion. Në të kundërt, homologët e tyre meshkuj janë të kushtëzuar të reagojnë ndaj situatave stresuese duke i trajtuar ato si një çështje jete dhe vdekjeje./abcnews.al