ADN-ja e ish policit francez zgjidh misterin pas vrasjeve të bujshme

schedule12:41 - 1 Tetor, 2021

schedule 12:41 - 1 Tetor, 2021

Për vite me radhë, krimet e një vrasësi të njohur serial, u hetuan nga një skuadër e madhe e krimit në kryeqytetin francez. Por tashmë hetimet kanë marrë një drejtim tjetër. Një ish-oficer i policisë ushtarake ka zbuluar në një letër të lënë përpara se të vetëvritej se ishte pikërisht ai vrasësi i njohur me nofkën “Le Grele”, shkruan BBC

Vrasjet dhe përdhunimet e tij tronditën Parisin midis 1986 dhe 1994, por deri më tani nuk u zgjidhën kurrë. Një ndër  krimet më  tronditëse ishte vrasja e 11-vjeçares Cécile Bloch. Ajo u raportua e zhdukur në 1986.

Vérove është akuzuar për katër vrasje dhe gjashtë përdhunime, por Saban tha se padyshim që kishte edhe më shumë, dhe vdekja e tij kishte lënë shumë familje pa përgjigje. Testet e ADN konfirmojnë  se François është “Le Grele”, dhe  rrëfimi i tij mund të çojë në mbylljen e një prej dosjeve më të vështira në Francë.

Ndërkohë që shumë pak të dhëna kanë dalë për ish-oficerin, Le Parisien raporton se François V ishte një 59 vjeçar, pjesë e policisë së ushtrisë franceze. Në mesazhin e tij të fundit ai tregon sipas gazetës se në vitet kur kreu vrasjet nuk ishte në gjendje të mirë mendore. Ai u thirr nga policia më 24 shtator për të dhënë një mostër të ADN-së pesë ditë më vonë. Gruaja e tij raportoi se ai ishte zhdukur më 27 shtator.

Trupi i tij u zbulua në një apartament me qira në Grau-du-Roi në bregdetin Mesdhe, së bashku me një shënim vetëvrasjeje. Prokurorët thonë se ADN -ja e tij përputhej me provat e gjetura në disa skena krimi.

Provat e ADN -së e vëretojnë se ish ushtaraku është autori i vrasjes së Bloch dhe disa përdhunimeve. Kjo përfshin vrasjen në vitin 1987 të 38-vjeçarit Gilles Politi dhe gjermanit Irmgard Müller.

Raportet lokale thonë se ai kishte vrarë 19 vjeçaren Karine Leroy, në 1994, e cila u gjet e vdekur shumë se një muaj pasi ishte zhdukur gjatë rrugës për në shkollë. Në përdhunimet e raportuara, kundër një gruaje 26-vjeçare gjermane dhe dy vajzave, të moshës 14 dhe 11 vjeç, i dyshuari raportohet të ketë identifikuar veten si polic.

Saban besonte se vrasësi kishte bërë gjithçka që mundej për të siguruar që mos të linte asnjë gjurmë në skenat e krimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!