Administrimi i votave të Diasporës, PS dhe PD kundër numëruesve jopolitike të KQZ

schedule19:28 - 30 Dhjetor, 2024

schedule 19:28 - 30 Dhjetor, 2024

Dy partitë më të mëdha nuk janë të kënaqura me rolin e vëzhguesit, që i jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në tavolinat numërimit të votave nga Diaspora. Këtë të hënë, Komisioni Rregullator diskutoi projektvendimin që parashikon që numërimin e votave të diasporës ta bëjnë njerëz jo politikë, të përzgjedhur nga KQZ.

“Nuk jam dakord me termin “anëtar vëzhgues”, është shprehur Elena Xhina, përfaqësuese e PS.

“Ivi Kaso, Përfaqësues i PD: Në asnjë gërmë nuk i jepet leje kreative KQZ-së që të shpikë një proces të ri, teksa Kodi Zgjedhor ka rregulla për të gjithë procesin. Nuk jeni të autorizuar të shpikni procedurë krejt të re, ndryshe nga ajo e shqiptarëve që votojnë brenda vendit. Të jetë e njëjtë si brenda vendit”, ka thënë përfaqësuesi i PD Ivi Kaso.

Kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano nuk pati një përgjigje për këtë kundërshtim të dy përfaqësuesve të PS dhe PD.

“PS e PD t’i kishin sjellë mendimet me shkrim. Janë pyetur në 12 nëntor”, shtoi më tej Ilirjana Nano, kryetare e Komisionit Rregullator.

Sipas propozimit të KQZ, Grupet e Numërimit të Votave nga Jashtë përbëhen secili nga 2 anëtarë, që caktohen nga KQZ.

Mos/dakordësia këtë të hënë bëri që vendimmarrja e KQZ të shtyhet për ditët në vijim, ndërkohë diskutim pati dhe për vendndodhjen ku do të bëhet numërimi i votës së diasporës.

 /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!