Propagandë!

schedule13:55 - 9 Tetor, 2020

schedule 13:55 - 9 Tetor, 2020

Nga John Maxwell Hamiltn dhe Kevin R.Kosar, Politico

300 milion dollarë – kjo është shuma që Administrata e Trump ka ndërmend të shpenzojë në një fushatë reklamash për të inkurajuar vendin i cili është nga më të prekurit nga pandemia e koronavirusit.

Propaganda mediatike e planifikuar nga Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimet Njerëzore do të publikojë video frymëzuese nga zyrtarë të administratës dhe njerëz të famshëm, përfshirë aktorin Dennis Quaid dhe këngëtarin CeCe Uinans.

Treqind milion dollarë janë shumë e madhe parash dhe është e dyshimtë që një fushatë e tillë mund të inkurajojë amerikanët që kanë humbur biznesin ose punën e tyre, ata amerikanë që po përpiqen të shkollojnë fëmijët e tyre dhe të punojnë për të ruajtur marrëdhëniet e tyre martesore; e të qëndrojnë të shëndetshëm, transmeton abcnews.al

Gjithashtu është shqetësuese koha e zgjedhur për fushatën “largoni dëshpërimin”, pak para zgjedhjeve. Demokratët e Kongresit janë gjithashtu të shqetësuar se këto para, nuk do të shkojnë plotësisht për sistemin shëndetësor po do të shkojnë pjesërisht në xhepin e zëdhënësit të HHS Michael Caputo.

Por shpërdorimi dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve nuk është arsyeja e vetme e zemërimit. Ajo çfarë ka zemëruar popullin amerikan është propaganda të cilën shumë prej tyre e kanë të vështirë ta njohin.

 

Kjo lloj fushate është diçka normale për Donald Trump, një president i cili ndërtoi pasurinë e tij nga reklamat. Dokumentet e zbuluara së fundmi, për taksat e papaguara, tregojnë se ai e shndërroi shfaqjen e tij televizive “The Apprentice” në një makineri parash me vlerë prej afro 500 milion dollarësh që përfshinte reklamimin e McDonald dhe detergjentit të rrobave.

Aktualisht në lojë është diçka më e madhe se përpjekja e Trump për të rritur markën e tij në një periudhë zgjedhjesh.

Kjo fushatë reklamash është vetëm shembulli i fundit i degës ekzekutive që eliminon kufirin midis informimit të publikut dhe propagandës. Është një problem me të cilin demokracia amerikane e ka pasur të vështirë të merret gjatë shekullit të kaluar. Por duke qenë se informacioni është gjaku i demokracisë, ky është  një problem që duhet të zgjidhet nëse kërkohet një mundësi për të përmirësuar sistemin e goditur politik, transmeton abcnews.al

Shumica e amerikanëve e lidhin propagandën me regjimet totalitare, por në fakt të gjitha qeveritë e bëjnë diçka të tillë në një farë mase. Thënë më thjesht, propaganda është përdorimi i fondeve publike nga qeveria për të përshtatur pikëpamjet e qytetarëve me të vetat. Arsyeja që termi ka një kuptim negativ është se shumë shpesh, fushata të tilla drejtohen drejt fakteve tendencioze, gënjeshtrave dhe thirrjeve emocionale, si dhe keqinformimit. Propaganda gërryen aftësinë e publikut për të gjykuar në mënyrë të pavarur, gjë që është e rrezikshme  për demokracinë.

Propagandimi filloi në Amerikë gjatë administratës së Theodore Roosevelt. Presidenti e donte vëmendjen dhe ai gjithashtu pa potencialin politik të Kongresit dhe tërheqjen e tij të drejtpërdrejtë për popullin, transmeton abcnews.al

Roosevelt zhvilloi tubime publike për të mbrojtur politikat e tij. Ai u bë mik me gazetarët duke i thirrur shpeshherë në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë dhe duke i ftuar ata në pallatet private. Ai punësoi një gazetar dhe filloi të jepte deklarata për shtyp.

Duke ditur që media kërkonte histori të mira, Roosevelt bëri një foto në Kanalin e Panamasë duke hipur në një nëndetëse. Roosevelt  po përdorte pozicionin e tij për të krijuar histori që mbështesnin qëllimet e tij politike.

 

Propaganda e tij presidenciale mori një drejtim tjetër nën pushtetin e Uoodrow Uilson, i cili premtoi “reklama të pamëshirshme”, një frazë progresive që kërkonte ekspozimin e sëmundjeve socio-politike dhe transparencën e qeverisë. Por kur nisi Lufta e Parë Botërore, ai krijoi ministrinë e parë dhe të vetme amerikane të propagandës, Komitetin për Informimin Publik.

Ajo që ishte një rrjedhë e njoftimeve për shtyp e Roosevelt, u shndërrua në një tërheqje nga zyrat e CPI (Indeksi i çmimit të konsumit) pranë Shtëpisë së Bardhë, si dhe për libra, postera, reklama, karikatura dhe filma.

Ashtu si fushata  e Trump për HHS, CPI u krijua nga një president pa miratimin e Kongresit, transmeton abcnews.al

Edhe para se të krijohej  CPI e Uilson, Kongresi nuk ishte aspak i lumtur që presidenti dhe agjencitë ekzekutive kishin përdorur taktika të ndryshme për të bindur popullin.

“Ky biznes i shtypit ishte një lloj fushate politike”, sipas një ligjvënësi në 1913-ën. Kongresi i ushtroi presion Roosevelt për të detyruar sekretarin e tij të Komitetit të Kanalit të Panamasë, një ish-gazetar, të ndalonte aktivitetet e tij të marrëdhënieve me publikun.

Ai miratoi ligje që ndalonin agjencitë ekzekutive të punësonin “ekspertë të reklamave” apo të përdorin reklama, telegrame dhe mjete të tjera të komunikimit masiv për të nxitur presionin mbi ligjvënësit nga ana e popullit për të votuar pro ose kundër ndonjë legjislacioni në pritje, transmeton abcnews.al

 

Këto ligje janë ende në fuqi, por agjencitë ekzekutive i kanë shmangur në mënyrë të vazhdueshme. Gjatë një përpjekjeje për të shkurtuar PR në administratën e Harry Truman, Forcat Ajrore madje “përdorën” disa oficerë të çështjeve publike si klerikë.

Agjencitë federale i kanë bërë vazhdimisht presion Kongresit të miratojë përparësitë presidenciale – për të qëndruar brenda ligjit, ata duhet vetëm të shmangin përmendjen e një emri ose numri specifik fature. Kjo ka ndodhur shpesh gjatë administratës së Obamës; Departamenti i Punës, NASA dhe HHS kanë publikuar disa fakte në të cilat kanë kërkuar që Kongresi të rrisë pagën minimale, të rrisë fondet e NASA dhe të miratojë Obamacare. Në raste të rralla, Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë do të krijojë  një agjenci për shpenzimin e fondeve për propagandë të paligjshme, transmeton abcnews.al

Por nuk ka asnjë ndëshkim. Departamenti i Drejtësisë nuk ka rënë dakord se ka pasur shkelje apo nëse  agjencia propaganduese mund të injorojë kërkesën e GAO për rikompensim. Asnjë zyrtar i degës ekzekutive nuk është akuzuar kurrë për shkeljen e këtyre ligjeve. Dhe shumica në Kongres priren të bëjnë një sy qorr kur është presidenti i tyre që po merret me propagandë.

Obama nënshkroi një marrëveshje prej 700 milion dollarësh për ligjin mbi kujdesin shëndetësor. Administratat e George U. Bush dhe Bill Clinton të dy shitën lajme të rreme për të promovuar përfitimet e tyre mbi programin Medicare. Dhe kështu me radhë.

Demokracia varet nga qeveria, e cila duhet të komunikojë në mënyrë të sinqertë me popullin. Populli nuk mund të bëjë përgjegjës udhëheqësit e zgjedhur nëse qytetarët nuk dinë as vetë se çfarë po bëjnë. Qytetarët gjithashtu kanë të drejtë të dinë se si qeveria po i shpenzon paratë e tyre. Informacioni i saktë i qeverisë gjithashtu mund t’i shërbejë qëllimeve të mira të popullit: është e dobishme të dini, për shembull, sa është shkalla e papunësisë , nëse po afrohet një uragan dhe sa mësojnë fëmijët në shkollë, transmeton abcnews.al

Por qeverisa korruptohet kur një administratë përdor paratë e taksapaguesve për të manipuluar bindjet e tyre në lidhje me qeverisjen apo realitetin në përgjithësi.

Kjo tradhton një premisë të sistemit politik amerikan: ajo qeveri ekziston për t’i shërbyer publikut. Administrata aktuale e cila ka minimizuar rrezikun e koronavirusit dhe ka dhënë këshilla konfuze dhe kontradiktore për popullin (p.sh. Trump kundër FDA-së së tij për hidroksiklorokinë) janë një shembull i spikatur dhe ekzistencial.

Cila është arsyeja pse ky komb ka nevoja urgjente për reforma të mëdha në mënyrën se si qeveria komunikon me popullin. Këtu janë tre reforma që rrisin besimin e popullit te qeveria.

Së pari, amerikanët duhet të dinë  se sa para po shpenzon qeveria për marrëdhëniet me publikun dhe një raport  se si po përdoren këto para.

Të dhënat nga USASnging.gov tregojnë se agjencitë ekzekutive shpenzojnë gati 1.4 miliard dollarë për kontrata reklamash me firmat private. Por kjo nënvlerëson shumë shpenzimet aktuale, pasi përjashton kostot e brendshme të qeverisë, siç janë dëmshpërblimet e fituara nga legjionet e stafit të komunikimit nëpër degët ekzekutive, ose kostot për funksionimin e blogeve të panumërta të qeverisë dhe kanaleve në YouTube, transmeton abcnews.al

Së dyti, Kongresi duhet të caktojë një komision bipartizan, për të shqyrtuar mënyra të ndryshme për të përditësuar ligjet e vjetra për marrëdhëniet me publikun. Për shembull, ligjet federale të shpenzimeve i ndalojnë agjencitë të përdorin fonde për “publicitet” ose “propagandë” të paautorizuar, por dështojnë të përcaktojnë ndryshimet midis tyre dhe komunikimeve nga ana e qeverisë.

Ligji kundër punësimit të ekspertëve të reklamave, i cili u miratua nga Roosevelt, është plotësisht i padobishëm tani. Për momentin, agjencitë janë të lira të zhvillojnë politikat e tyre të komunikimit.

Kongresi në vend që të rishikojë politikat e pakta ekzistuese, ka udhëzuar agjencitë të miratojnë politika “duke siguruar dhe rritur cilësinë, objektivitetin, dobinë dhe integritetin e informacionit (përfshirë informacionin statistikor)”. Për fat të keq, Kongresi iu dha mundësinë agjencive t’i binden udhëzimeve të paqarta, transmeton abcnews.al

Së treti, konferenca për shtyp e Shtëpisë së Bardhë ka nevojë të bëjë disa ndryshime

Gjatë presidencës së  Klinton, sekretari i shtypit njoftoi departamentet ekzekutive duke treguar çështjet e ditës dhe duke identifikuar politikën e administratës. Pasi dëgjoi këtë konferencë për shtyp, Klinton thirri sekretarin e Kabinetit për t’i komunikuar se duhej patjetër një politikë e re në komunikimet për shtyp.

 

Nuk ka diçka pozitive në atë që presidenca e Trump ka bërë gjatë  konferencave për shtyp. Ajo që dikur ishte një seancë e pyetjeve dhe përgjigjeve ka kaluar në një spektakël të tipit “Urestlemania”, me presidentin ose sekretarin e tij për shtyp që flasin gënjeshtra dhe fyejnë gazetarët. Kur pandemia shpërtheu dhe njerëzit kërkonin informacion të besueshëm, presidenti u ngjit në podium duke folur për fushatën, transmeton abcnews.al

Në një pjesë të madhe, problemi i administratës Trump ka qenë zgjedhja e sekretarëve për shtyp. Historikisht, sekretarët më të mirë të shtypit kanë ditur se si të vendosin ekuilibrin midis informimit të publikut dhe mbështetjes së axhendës së presidentit. Shpesh, ata kanë qenë ish-gazetarë, të tillë si Ray Stannard Baker, i cili, për ironi të fatit, ka punuar për Uilson; ai nuk pranoi të merrte pjesë në propagandën e administratës.

Puna ime, vuri në dukje Baker, kërkon «nxjerrjen e fakteve dhe historikut, si dhe të raportoj saktësisht se çfarë po bëhet, për aq sa më lejohej të bëja. Asnjë legjislacion nuk mund të pastrojë rrëmujën e konferencave për shtyp. Kjo do të kërkojë veprim presidencial, i cili mund të merret nga presidenti i ardhshëm, dhe nuk ka gjasa ta shohim nga Trump, transmeton abcnews.al

Transmetimet e drejtpërdrejta ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet e presidencës për të bindur popullin se kushdo që është në podium mund të thotë gjithçka.

Konferencat për shtyp duhet të vazhdojnë, por jashtë kamerave. Propaganda është një nga problemet më të mëdha të demokracisë. Konferencat  qeveritare mund të mbështesin demokracinë ose ta minojnë atë.

Nëse Biden apo Trump fiton zgjedhjet e nëntorit, qeveria federale duhet të fillojë ndryshimet sa më shpejt të jetë e mundur. Asnjë palë nuk mund të ketë  avantazh  duke ndryshuar konferencat për shtyp sa herë që zgjidhet një president i ri, transmeton abcnews.al

Një komb do të luftojë gjithmonë për të zgjidhur problemet kur besimi është i ulët. Kjo vërtetohet më tepër kur kemi të bëjmë me një pandemi, e cila varet nga sakrifica kolektive. Dhe tani, Amerikanët janë mjaft të shqetësuar për besimin tek qeveria dhe te njëri-tjetri.

Rifitimi i besimit duhet të fillojë nga qeveria. Dhe kjo duhet të fillojë nga frenimi i propagandës. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!