Mbrotja e Interit do të ribëhet dhe si fillim do të lërë një vend bosh Diego Gogin, uruguaiani i marrë verën e shkuar nga Atletico Madrid. Qendërmbrojtësi kërkon një sfidë të re dhe zikaltërit nuk kanë ndërmend të bëhen pengesë.
Godin kërkohet nga Lyon në Francë e sigurisht nuk mund të përjashtohet rikthimi në Spanjë, aty ku shkëlqeu në skuadrën e Diego Simeone. Te Interi ndërkohë mendojnë edhe për pasuesin e tij dhe “Gazzetta Dello Sport” raporton se ai është zgjedhur.
Do të jetë Marash Kumbulla, i përfolur edhe më parë. Mbrojtësi i Hellas Verona ka shkëlqyer në sezonin e parë në Serie A dhe mediat në Itali prej kohësh e kanë cilësuar klubin nga Milano si favorit për të transferuar të riun e kombëtares shqiptare.
Verona kërkon rreth 30 milion euro, por me Inter situata është tjetër. Klubet kanë një raport të mirë dhe kjo konfirmohet edhe nga të rinjtë që zikaltërit i kanë dhënë në huazim skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte. /abcnews.al