Adebayor në historinë e futbollit paraguaian, ja pse zgjodhi Olimpian

schedule19:35 - 13 Shkurt, 2020

schedule 19:35 - 13 Shkurt, 2020

Emmanuel Adebayor i surprizoi të gjithë me vendimin e tij. Sulmuesi nga Togo vendosi të vazhdojë karrierën në Amerikën Latine, saktësisht në Paraguai. 35-vjeçari firmosi me Olimpia Asuncion deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Rroga e lartë është shkaku kryesor që bindi sulmuesin afrikan të ndërronte kontinent. Ai do të përfitojë 12 milion dollarë në sezon, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i paguar në historinë e futbollit paraguaian.

Olimpia numëron 7 pikë pas katër javëve të para dhe ka si objektiv madhor fitimin e titullit kampion. Adebayor ka rigjetur te ky ekip edhe Roque Santa Cruz, me të cilin ishin shokë skuadre te Manchester City. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!