Francesco Acerbi, mbrojtësi i Interit, ka dhënë një intervistë të gjatë me “La Gazzetta dello Sport” duke prekur disa pika.
Një nga temat që ai ka folur, ka qenë edhe ajo në lidhje me repartin ofensiv të Interit, nga Lautaro e deri te Correa.
“Është kënaqësi të kem një shok skuadre si Lautaro. Ai më ka impresionuar me mënyrën se si lufton në fushë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe shumë i rrezikshëm për kundërshtarët. Lukaku nëse është në formën e tij më të mirë, është një shkatërrues, asnjë mbrojtës nuk mundet ta markojë atë.
Dzeko ka një elegancë të pazakontë. Edhe nëse është në vështirësi, ai gjithmonë i gjen 2-3 zgjidhje që të dalë nga situata në fushë. Dhe pastaj Correa, ai është në telashe, nuk është në formën e tij, por ne po përpiqemi ta ndihmojmë, por sigurisht është shumë i rëndësishëm për ekipin nëse është në formën e tij më të mirë”, është shprehur mbrojtësi italian./ h.ll/abcnews.al