Abuzuan me detyrën, shpallen në kërkim 8 ish-zyrtarë të ARRSH-së në Durrës, ndalohet një prej tyre

schedule11:27 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:27 - 14 Tetor, 2020

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të ARRSH-së në Durrës të akuzuar për shpërdorim detyre.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Glidona Daci se tashmë janë shpallur në kërkim 8 prej tyre, ndërsa blutë e Durrësit kanë mundur të ndalojnë  vetëm njërin shkak të pamundësisë fizike për t’u larguar duke qenë se është invalid.

Një prej personave të shpallur në kërkim është biznesmeni Mustafa Koka.

Ata akuzohen për dhënie të paligjshme të lejes së ndërtimit të mbrojtësve anësore në një karburant në autostradën Plepa-Golem që u bënë shkak për vdekjen e dy fëmijëve të familjes Negollari në një aksident të ndodhur në vitin 2016./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!