“Arratisë” së brazilianit Robinho duke se i ka ardhur fundi. Gjykata e Lartë e Drejtësisë brazililane ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Publike Italiane për të dënuar me plot 9 vjet burg ish-“yllin” e “seleçaos”, pas përdhunimit të një të reje 23-vjeçares (në atë kohë) shqiptare, në një disko në Milani, janarin e vitit 2013.
Qeveria italiane kërkoi fillimisht ekstradimit e ish-lojtarit të Milan e Real Madrid, shtatorin e vitit të shkuar, po kërkesa u refuzua në bazë të nenit nr.5, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.
Mirëpo, javën e kaluar, Qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil. Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë 9 vjet pas hekurave. /i.m /abcnews.al