Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë “burg pa afat” për 57-vjeçarin Ajet Dume në Kuçovë. Dume u arrestua një ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçare.
E mitura ka dhënë dëshminë e saj në polici ku ka thënë se 57-vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të. Familja e vajzës jetonte me qira në banesën e 57-vjeçarit, ndërkohë që kishin një oborr të përbashkët. Pas dëshmisë së 10-vjeçares policia bëri arrestimin e autorit nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.