Abuzoi seksualisht me nxënësin, habit mësuesja: 14-vjeçari më joshi

schedule16:03 - 22 Prill, 2022

schedule 16:03 - 22 Prill, 2022

Një mësuese 30-vjeçare ka abuzuar seksualisht me një nxënës 14-vjeçar, pasi prej kohësh i dërgonte të miturit mesazhe dhe foto lakuriq.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Australi.

Daily Mail raporton se mësuesja i shkonte nga pas adoleshentit.

Një ditë pas mësimit ajo shkoi në lokalin që 14-vjeçari frekuentonte dhe iu afrua duke e përkëdhelur atë në zonën intime.

Pas prekjeve mësuesja 30-vjeçare kërcënoi adoleshentin, duke i thënë se do e prisnin shumë telashe nëse ai do të tregonte se çfarë ndodhi në lokal.

Pas kësaj 14-vjeçari u rikthye në klasë, por makthi nuk kishte mbaruar.

Sipas raportimeve ai u takua sërish me mësuesen në parkimin e shkollës ku kryen marrëdhënie seksuale.

Ngacmimi seksual i mësueses me nxënësin ka nisur në korrik të 2018-ës.

Si rrjedhojë mësuesja u arrestua dhe u akuzua për aktivitet seksual të paligjshëm me një të mitur, ngacmim të pahijshëm ndaj një personi nën moshën 16 vjeç dhe marrëdhënie seksuale të qëllimshme.

Ajo që ka habitur është deklarata e mësueses, e cila tha në gjykatë se ishte adoleshenti  ai që e joshi atë, duke u përpjekur në këtë mënyrë të fajësonte 14-vjeçarin.

30-vjeçarja u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg, por në shkurt Gjykata e Apelit në Uellsin e Ri Jugor ia uli dënimin me 18 muaj./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!