Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shijak, pasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur. Sipas uniformave blu është prangosur F. H., 28 vjeç, banues në Shijak.
Ky i fundit dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, shtetasin F. H., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka dhunuar dhe detyruar një shtetase të mitur 16 vjeçe, që të kryejë marrëdhënie seksuale, kundër dëshirës së saj,” thuhet në njoftimin e policisë. g.v/abcnews.al