Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Abuzoi seksualisht me më shumë se 40 qen, zoologu britanik dënohet me 10 vite burg

schedule10:48 - 8 Gusht, 2024

schedule 10:48 - 8 Gusht, 2024

Zoologu britanik Adam Britton, i cili u arrestua në prill 2022 për një sërë veprash që lidhen me abuzimin seksual, torturimin dhe vrasjen e dhjetëra qenve në shtëpinë e tij në periferi, është dënuar me 10 vjet e pesë muaj burg nga një gjykatë australiane.

Akademiku 52-vjeçar, i cili konsiderohej ekspert i krokodilëve dhe kishte punuar me BBC-në për dokumentarë për zvarranikët, heshti para gjykatësit Michael Grant në Gjykatën e Darvin Crown gjatë shqiptimit të dënimit

Pasi paralajmëroi audiencën,  si në seancat e mëparshme në rastin tronditës,  se ata ishin gati të dëgjonin detaje të “abuzimit monstruoz të kafshëve”, gjykatësi Grant iu drejtua të akuzuarit, duke thënë se “shthurja e tij është aq e madhe sa që asnjë mendje njerëzore nuk mund ta kuptonte.



Britton u dënua me 10 vjet e pesë muaj, me një afat minimal prej gjashtë vjetësh.

Sipas Daily Mail , disa anëtarë të audiencës u përlotën sot kur u lexuan detaje të akteve sadiste të Britton, të cilat rezultuan në vdekjen e 39 qenve, përfshirë nëntë këlyshë.

Vlen të theksohet se një nga akuzat për të cilën ai u shpall fajtor ishte mbajtja dhe shpërndarja e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve.

Aktivitetet e çoroditura të zoologut të kafshëve filluan në vitin 2014 dhe zgjatën deri në arrestimin e tij në prill 2022, pak pasi një video që ai kishte ngarkuar në internet, u dërgua në mënyrë anonime në Autoritetin e Mbrojtjes së Kafshëve të Territorit Verior.

Britton i filmoi shkeljet e tij gjerësisht në një “dhomë torture” që ai kishte ndërtuar dhe i shpërndau videot në internet duke përdorur një pseudonim, duke inkurajuar të tjerët të kryenin vepra të ngjashme dhe madje duke ofruar këshilla.

“Kënaqësia e sëmurë që keni përftuar nga aktet është e dukshme në pamjet e regjistruara”, tha gjyqtari Grant sot në gjykatë, ndër të tjera, duke iu drejtuar Britton.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!