Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kuçovë. Policia ka arrestuar një 57 vjeçar, pasi akuzohet për abuzim seksual me një vajzë 10-vjeçare.
Abcnews.al mëson se në pranga ka rënë V. M,. Mësohet se e mitura ka dhënë dëshminë e saj në polici ku ka thënë se 57-vjeçari kishte dy vjet që abuzonte seksualisht me të.
Familja e vajzës jetonte me qira në banesën e 57-vjeçarit, ndërkohë që kishin një oborr të përbashkët. Pas dëshmisë së 10-vjeçares policia ka bërë arrestimin e autorit nën akuzën e “Marrëdhënieve seksuale me të mitura”.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 57 vjeç, banues në Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
g.v/abcnews.al