Abuzoi seksualisht dhe e la shtatzëne 20 vjeçaren me aftësi të kufizuara, kapet autori në Fier

schedule09:59 - 7 Gusht, 2021

schedule 09:59 - 7 Gusht, 2021

Një 56 vjeçar nga Roskoveci ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me persona të të pazotë për tu mbrojtur.

Policia bën me dije se 56 vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë.

Sipas i informacioneve i arrestuari është Petrit Arapi, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit P. A., 56 vjeç, banues në Roskovec për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 20 vjeçe, e cila është me aftësi të kufizuara dhe nga ekzaminimet rezulton se është shtatzënë”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!