Abuzoi me vajzën me probleme mendore në Krujë, ADN-ja e fëmijës çon pas hekurave fqinjin

schedule11:12 - 19 Nëntor, 2020

schedule 11:12 - 19 Nëntor, 2020

Shaban Murati, 56-vjeçari nga fshati Noje i Malësisë së Krujës është arrestuar nga policia 2 ditë më parë pasi akuzohet se ka abuzuar sekusalisht me një 24-vjeçare me probleme mendore.

Nga ky abuzim 24-vjeçarja ka lindur një fëmijë. E reja dhe i arrestuari janë fqinj. Denoncimi është bërë në polici nga  një i afërm i vajzës.

Pas hetimeve që zgjatën disa muaj, hetuesit arritën të faktonin abuzimin. Gjykata e la në burg, por Murati e mohoi këtë akuzë.

Megjithatë, familja ka insistuar te akuza. Për këtë asrye fëmijës i është bërë ADN-ja, që ka faktuar se 56-vjeçari është babai i fëmijës./ db/Abcnews.al