Vodhi 15 milionë lekë nga pagat e luftës, Gjykata e Tiranës lë në burg Denis Trungun

schedule14:33 - 30 Dhjetor, 2020

schedule 14:33 - 30 Dhjetor, 2020

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Denis Trungun, i cili ka vjedhur 15 milionë lekë nga pagat e luftës.

32-vjeçari u vu në pranga të martën pasi kishte pasi kishte përfituar 15.5 milionë lekë përmes mashtrimit me llogarinë bankare për “pagën e luftës” në kohë pandemie.  Trungu kishte vepruar me një skemë të mirëmenduar.

Trungu kishte arritur që të ndërhynte dhe të hakeronte sistemin e ngritur nga qeveria për përfitimin e pagës së luftës.

32-vjeçari pas hakerimit ka kaluar 36 transaksione në vetëm një llogari bankare në emrin e tij, gjë që ka sjell dyshime. Pas analizimit të llogarisë dhe hetimeve të policisë është arritur të konfirmohet skema që ka përdorur.

Denis Trungu rezulton të jetë  i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!