Abuzimi seksual në shkollë, Ministria e Arsimit: Kemi marrë masa në heshtje, media shfrytëzim makabër

schedule18:50 - 26 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 26 Shkurt, 2020

Pas skandalit seksual në shkollën e muzikës në Fier “Jakov Xoxa”, ka reaguar Ministria e Arsimit. Ajo thotë se kemi reaguar në heshtje dhe po marrim masa, sakaq akuzon median që sipas saj “nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike”. Ministrja Shahini po kaq i përgjigjet edhe PD-së, duke thënë se “kërkon qerim hesapesh politike”.

MASR – REAGIM

Të gjithë personat e dyshuar si të përfshirë për abuzime ndaj nxënësve në rastin e një shkolle në Fier janë shkarkuar apo janë duke u ndjekur edhe penalisht.

Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka marrë masa të tjera të menjëhershme si ndryshimin i pjesëtarëve kryesorë të stafit të institucionit arsimor, dhënien e ndihmës psiko-sociale, ndërsa ndjekim nga afër çdo zhvillim në lidhje me hetimet e organeve kompetente.

Parandalimi është kyç, prandaj rregullorja e re e arsimit parauniversitar parashikon dënimet më të larta për ata që nuk punojnë në të mirën e nxënësve, abuzojnë apo përdorin çfarëdo lloj forme të dhunës në shkollë. Masat janë marrë edhe pse jemi ende në gjendjen e dyshimeve dhe jo përfundimeve finale, që tregon seriozitetin me të cilin MASR dhe institucionet e varësisë marrin në raste të tilla.

Natyrisht, masat e ndërmarra nuk janë trumbetuar në media për shkak se qëllimi ynë nuk është të bëjmë dëm duke ekspozuar ata që ndihen të dëmtuar. Gjë, të cilën po e bëjnë ata që nuk po rreshtin së shfrytëzuari në mënyrë makabre këtë rast për tërheqje vijueshmërie mediatike apo qërim hesapesh politike. Ky është abuzim në vete dhe si MASR kemi detyrimin të luftojmë edhe këtë formë të abuzimit në mbrojtje të nxënësve tanë.

Ngjarja

Prej dy javësh emisioni “Stop” në tv Klan ka denoncuar me zë dhe figurë, abuzim seksual që kryhej në shkollën “Jakov Xoxa” në Fier. Fillimisht u filmua nga kamera e fshehtë mësuesi i kantos Agron Bego, i cili më pas ra në prangat e policisë. Po kaq Niko Bega, avokati i vetëquajtur 007, u filmua teksa takohej me një shok të vajzës që denoncoi mësuesin e kantos, dhe i kërkon atij që vajza ta ndryshojë dëshminë e saj, dhe të pohojë se biseda e zhvilluar në mjediset e shkollës ishte konfidenciale.

“Stop” ka vijuar me skandalin në shkollën artistike në Fier “Jakov Xoxa” pasi ka bërë publike mesazhe joetike mes mësuesit Vasil Niko dhe një nxënëseje. Ky mësues tashmë është pushuar nga puna. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!