Abuzimi me tenderat e uniformave, GJKKO lë në burg ish-drejtoreshën e prokurimeve publike

schedule12:52 - 25 Gusht, 2021

schedule 12:52 - 25 Gusht, 2021

Ish-drejtoresha e prokurimeve publike Edlira Naqellari e cila përfundoi pas hekurave pas zbulimit të tenderit abuziv me uniformat e policisë, do të vijojë të qëndrojë në qeli. GJKKO la sot në fuqi masën “arrest me burg” ndaj.

Naqellari u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë,   të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë abuzuar me dhënien e tenderit të uniformave të policisë, i cili kap vlerën e 28 miliard lekëve.

Lexo edhe: DOSJA/ Tenderi abuziv për uniformat e policisë, dëshmia e kryetarit të KVO: Fituesi s’kishte flet-analizë për produktin

Referuar dosjes hetimore, gjatë hetimeve për këtë tender SPAK ka konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik, bërë nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit si të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me titullarin e Organit Qendror Blerës, dhe si pasojë kanë sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues në këtë procedurë prokurimi.

Sipas dosjes nga hetimet e SPAK ka rezultuar se, shkelja e parë e kryer nga zyrtaret e ministrisë së Brendshme është mënyra e ndjekur mbi procedurat  e tenderit. Po kështu të arrestuarit, kanë bashkuar tre objekte të tenderimit në një të vetëm, duke favorizuar kështu mundësinë që një kompani të kualifikohej nëse kryente shërbime për të paktën tre zëra. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!