Abuzimi me minorenen, SHÇBA heton Komisariatin e Kavajës

schedule15:40 - 4 Shkurt, 2019

schedule 15:40 - 4 Shkurt, 2019

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat po heton lidhur me procedurat e ndjekura nga Komisariati i Policisëe së Kavajës pas marrjes së informacionit për këtë ngjarje të rëndë.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në ministrinë e Brendshme ka nisur hetimet për praktikën e Komisariatit të Policisë së Kavajës, lidhur me abuzimin seksual të 8 adoleshentëve me një vajzë të mitur.

Ngjarja e rëndë ka nisur në muajin Tetor, ndërsa ndalimi i 7 të rinjtve nga policia e qytetit bregdetar u bë më 2 Shkurt, ndërsa një tjetër është në kërkim. Më herët për rastin në fjalë, Komisariati i Policisë së Kavajës ishte njoftuar edhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror, por nuk u mor asnjë masë, si për t’i mbajtur në vëzhgim 8 adoleshentët, për të ndërhyre më shpejt në kohë.

Pastruesja e shkollës “Rilindja”, në Kavajë më datë 22 Janar ka marrë informacion rastësisht për abuzimin që kryhej me vajzën 14 vjeçare, për të cilin njoftoi mëseuesen kujdestare të së miturës dhe drejtoreshën e institucionit.

SHÇBA-ja mësohet se ka sekuestruar praktikën e ndjekur nga titullari i shkollës, për të parë nesë është njoftuar inspektori i policisë së zonës si edhe kohën kur janë njoftuar prindërit e vajzës. Nga dita ku u zbulua rastësisht abuzimi me 14 vjeçaren e deri në ekzekutimin e urdhrave të ndalimit, janë dashur më shumë se 10 ditë për forcat e rendit.

15 vjeçari, që dyshohet se ishte i dashuri i vajzës vijon të jetë ende në kërkim. Prindërit e të miturës kanë bërë denoncim në Komisariatin e Kavajës më datë 29 Janar, pasi kishin parë gjendjen e rënduar psikologjike të vajzës por nuk ishin njoftuar nga shkolla për atë që i kishte ndodhur vajzës së tyre. Prokuroria e Durrësit ka regjistuar dosjen një ditë më pas dhe më 31 Janar ka lëshuar masat e sigurimit për 8 të rinjtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!